Tufan Aktaş
16 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Të paktën dy punonjës të ndihmave humanitare dhe bashkë me ta katër civilë janë vrarë nga persona të paidentifikuara në lindje të Sudanit të Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i Ndihmave Humanitare i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Sudanin e Jugut, Dr. Mohamed Ag Ayoya, në deklaratën me shkrim dënoi ashpër vrasjen e punonjësve të ndihmave humanitare.
Ai duke u bërë thirrje zyrtarëve për garantimin e sigurisë së punonjësve të ndihmave humanitare, tregoi se punonjësitë e vrarë në rajonin Jonglei kanë ofruar në shërbime shëndetësore dhe ushqimore në këtë rajon.
Brenda këtij viti kanë vdekur shtatë punonjës humanitar, ndërkaq që nga viti 2013 ku shpërtheu lufta e brendshme kanë vdekur 122 punonjës humanitar.
Në Sudanin e Jugut, i ndarë nga Sudani, që shpalli pavarësinë në vitin 2011, pasi Riek Machar ishte shkarkuar nga detyra e zv/presidentit Salva Kiir Mayardit më 16 dhjetor 2013 me pretendimin "tentativ për grusht shteti", kishte filluar luftë e brendshme.
Pas luftës së zgjatur me vite, në vitin 2018 palët kanë nënshkruar paqe, por nuk është arritur të sigurohet rendi dhe siguria publike, ku shpesh vazhdojnë ngjarjet e dhunës mes fiseve dhe grupeve të ndryshme.