Halit Süleyman
26 Dhjetor 2015•Përditësim: 27 Dhjetor 2015
IDLIB (AA) - Në sulmin e avionëve luftarak rus ndaj një shkollë në qytetin Idlib të Sirisë janë vrarë 9 persona, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në qytetin Carcanaz, i cili është nën kontrollin e opozitarëve, Mahmud Dağim, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se avionët luftarak rus kanë bombarduar shkollën Zikar në rajon. Dağim, i cili deklaroi se si pasojë e bombardimit kanë humbur jetën 9 persona prej të cilëve 5 janë fëmijë dhe janë plagosur 11 persona, theksoi se të plagosurit janë dërguar në spitalet fushore në qytet.