Halit Süleyman
20 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
DAMASK (AA) - Njoftohet se Organizata e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë për lagjet e rrethuara nga forcat e regjimit në rajonin Guta Lindore të Damaskut, ka dërguar 50 automjete me ndihma që janë mjaftueshme për 25 mijë persona për 1 muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilat gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet lokale, OKB-ja, nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë lagjeve Hamuriye, Haza, Beyt Suva dhe Ayn Terma iu ka dërguar materiale pastruese, furnizime mjekësore dhe produkte ushqimore.