Adem Şalvarcıoğlu
29 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Një avion pasagjerësh i Lion Air me 189 persona u rrëzua sot në mëngjes në det afër ishullit indonezian Sumatra. Gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit janë nxjerrë 6 kufoma nga deti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Institucioni Kombëtar i Kërkimit dhe Shpëtimit (BASARNAS), theksohet se avioni me numër fluturimi JT 610 është rrëzuar në një kohë të shkurtër pasi që ishte nisur nga kryeqyteti Xhakarta për të shkuar në qytetin Pangkal Pinang të ishullit Sumatra.
Avioni në bord ka pasur pjesëtarët të 8 ekuipazhit si dhe 181 pasagjerë prej të cilët dy foshnja, ndërsa në punimet e kërkim-shpëtimit është arritur deri tek kufomat e 6 personave. Kufomat janë dërguar në portin Priok në Xhakartë.
Bëhet e ditur se piloti i avionit është shtetas i Indisë, ndërsa një pasagjer i Italisë.
Piloti pasi që ka ateruar avioni ka kërkuar leje për t'u kthyer, por pastaj është humbur nga radari.
Rrënojat e avionit janë gjetur në ujërat e rajonit Karawang në Javan Perëndimore. Vazhdojnë punimet me një ekip prej 300 personave për kërkim-shpëtim.
Ndërkohë familjet e të afërmve të viktimave mundohen që të marrin informacione nga zyrtarët e aeroportit.
Ndërkaq theksohet se avionin e llojit Boeing 737 Max 8 është avioni i fundit që i është shtuar kompanisë Lion Air.