Murat Keleş
04 Tetor 2016•Përditësim: 04 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino tha se numri i kombëtareve të cilat do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në vitin 2026, mund të rritet nga 32 në 48, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në një deklaratë në Kolumbi tha se turneu në të cilin do të marrin pjesë më shumë shtete do të rrisë kënaqësinë në botë ndërsa edhe nga aspekti financiar të ardhurat do të shtohen.
Infantino muajin e kaluar theksoi se rekomandimi që Botërorin 2026 ta organizojnë SHBA-të, Kanadaja dhe Meksika së bashku si dhe numri i skuadrave do të shqyrtohet në mbledhjen e FIFA-s që do të mbahet më 13-14 tetor në Cyrih.
Infantino i cili më parë ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, në periudhën e kandidimit për president të FIFA-s premtoi se do të rritet numri i pjesëmarrësve në Botërorin dhe i njëjti të organizohet në më shumë se një shtet.