29 Gusht 2015•Përditësim: 30 Gusht 2015
KECSKEMET (AA) - Prokuroria hungareze ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së paraburgimit për katër personat e dyshuar për vdekjen e 71 emigrantëve të gjetur në një kamion në Austrinë fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurorët në qytetin Kecskemet kanë deklaruar se me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë torturën, dhunën dhe përfitimin e paligjshëm, do të kërkojnë një urdhër për arrestimin e tre bullgarëve dhe një shtetasi afgan.
Kamioni me 71 refugjatë të vdekur u gjet të enjten përgjatë autostradës Budapest-Vjenë. Të dyshuarit në lidhje me vdekjen e refugjatëve në të njëjtën ditë u ndaluan në Hungari.
Prokurorët në Hungari besojnë se kamioni është nisur nga qyteti Kecskemet.
Zyrtarët austriak pohojnë se njëri nga të ndaluarit është pronarë i kamionit, ndërsa të tjerët janë ndërruar gjatë udhëtimit.