Betül Yürük
28 Shtator 2015•Përditësim: 28 Shtator 2015
GJENEVË (AA) - Komisioni Federal Zviceran për Mbrojtje të Konkurrencës (COMCO) ka ngritur hetim mbi shtatë banka për shkak të dyshimit se kanë manipuluar çmimin e metaleve të çmuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e internetit të COMCO-së bëhet e ditur se është ngritur procedurë hetimore kundër shtatë bankave, prej të cilave dy janë zvicerane.
Pretendohet se përmes marrëveshjeve ilegale kanë manipuluar çmimin e metaleve të çmuara siç janë ari, argjendi, platini dhe paladiumi.
Bankat, kundër të cilës është ngritur procedura hetimore janë UBS, e cila shquhet si banka më e madhe zvicerane, pastaj Julius Baer, Deutsche Bank, HSBC, Barclays, Morgan Stanley dhe Mitsui.