Murat Temizer
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Eksperti i Institutit të Lindjes së Afërt nga Washingtoni Zubeyir Ikbal ka deklaruar se asnjë vend përveç Sirisë nuk blen naftë nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Ikbal në deklaratën për gazetarin e AA-së komentoi pretendimet e Rusisë se Turqia kontrabandon naftë nga DAESH-i.
Ai ka thënë se vërtetësia e këtyre pretendimeve ende nuk është dëshmuar dhe se ekzistojnë edhe shumë pohime të ngjashme për të cilat nuk ka argumente.
"Askush përveç regjimit sirian nuk merr naftë nga DAESH-i dhe asnjë institucion apo çfarë do organizate zyrtare e ndonjë vendi", ka thënë Ikbal.
Ai më tej ka shtuar se kontrabandimi i naftës jashtë kufirit nuk është asnjë risi, dhe se nafta kontrabandohet nga Iraku dhe Irani.
Eksperti i Qendrës për politikë evropiane Marco Giulli thotë se DAESH ka përfitime të rëndësishme nga shitja e naftës.
"Qarkullimin e naftës e bëjnë trafikantët lokalë. Mendoj se atë nuk mund ta pengojë asnjë vend por me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve duke kontrolluar kufijtë e veta", ka thënë Giulli.