Rafiu Oriyomi Ajakaye ,Hatice Kesgin
05 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
LAGOS (AA) - Ushtria e Nigerisë njoftoi se ka kapur një të kërkuar për të cilin besohet se është kameramani kryesor i grupit rrebel Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria në deklaratën e saj thotë se i arrestuari është Abdullahi Abubakar Sadiq, i cili u kap bashkë më katër të tjerë në qytetin Uba, në shtetin Borno.
Në listën e 100 të kërkuarve, Sadiq figuronte i 58-ti, tha zëdhënësi i ushtrisë nigeriane Sani Usman.