Eshat Fırat
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
JERUSALEM (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ka njoftuar se kërkesa e Palestinës për anëtarësim në Interpol me qendër në Lyon të Francës, është kundërshtuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Izraelit thuhet se Këshilli i Përgjithshëm i Interpol-it ka kundërshtuar përfshirjen në votim të kërkesës për anëtarësimin e Palestinës.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se 62 vende të botës votuan kundër anëtarësimit të Palestinës në Interpol, gjatë samitit të kësaj organizate në Indonezi.
Nga ana tjetër ende nuk ka ndonjë deklaratë nga Palestina në lidhje me këtë vendim. Palestina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Interpol me anë të një kërkese me shkrim e firmosur nga Kryeministri i vendit, Rami Hamdallah.
Nëse do të ishte bërë zyrtarisht anëtarësimi i Palestinës në Interpol, autoritetet e këtij vendi do të kërkonin arrestimin e shumë ushtarëve izraelitë, krahas të dënuarve të tyre.
Palestina fitoi statusin e vendit vëzhgues në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012. Krahas këtij zhvillimi ajo fitoi të drejtën e anëtarësimit në shumë organizma ndërkombëtarë.