Bayram Altuğ
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
MONT PELERIN (AA) - Në ditën e dytë të bisedimeve për Qipron nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), bisedime këto që po mbahen në Mont Pelerin të Zvicrës janë diskutuar tema si Bashkimi Europian (BE), ekonomia, pronësia, drejtimi i vendit dhe ndarja e fuqive, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike thuhet se Kryeministri i Qipros Turke, Mustafa Akıncı dhe lideri i Qipros greke Nikos Anastasiadis kanë zhvilluar një takim ditën e sotme.
Delegacioni turk thuhet se do të insistojë për përcaktimin e vendit dhe datës së zhvillimit të një samiti të vendeve të garant të këtij procesi ku thuhet se do të marrin pjesë Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i cili ndodhej ditën e djeshme në Mont Pelerin për ceremoninë e hapjes, zhvilloi takime me liderët e dy qiprove. Takimet zgjatën rreth 5 orë.
Ban pas takimeve kishte theksuar se insiston që zgjedhja e problemit të përfundojë deri në fund të 2016-ës si dhe ka falënderuar Akıncı dhe Anastasiadis-in për përpjekjet e treguara në këtë drejtim.
Takimet e bisedimeve për Qipron pritet të përfundojnë ditën e premte më 11 nëntor.