Betül Yürük
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
GJENEVË (AA) - Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman ka pohuar se nëse numri i refugjatëve që mbërrijnë në Europë arrin në 1 milionë deri në fund të vitit, kjo mund të sjellë që të humbin jetën të paktën edhe 400 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Milliman në një fjalim të mbajtur në konferencën për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se numri i refugjatëve të mbërritur në Europë këtë vit ka arritur 760 mijë.
Zyrtari i IOM-it ka theksuar më tej se: "Nëse flasim për 1 milionë refugjatë do të duhet që edhe 200 mijë të tjerë të kalojnë Mesdheun, por këto udhëtime bëhen më të rrezikshme në çdo ditë që kalon. Duke parë muajt e kaluar, nëse numri i refugjatëve që mbërrijnë në Europë arrin në 1 milionë deri në fund të vitit, kjo mund të sjellë që të humbin jetën të paktën edhe 400 persona".