Bayram Altuğ
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
GJENEVË (AA) - Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Joel Millman në lidhje me premtimin që Bashkimi Europian i ka bërë Turqisë për dërgimin e tre miliardë eurove për refugjatët sirianë tha se "Nuk jemi në dijeni përse BE-ja nuk ka paguar këto para. Por, është kusht që të gjitha palët të përmbushin detyrimet e tyre që refugjatët të mos ndikohen nga pikëpamja njerëzore", raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi Millman në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka thënë se vitin e kaluar falë masave të marra nga Turqia është shënuar një rënie e madhe në numrin e refugjatëve që kalonin në Greqi.
Sipas të dhënave të IOM-it në 10 mujt e parë të vitit të kaluar nga ujërat territoriale turke drejt Greqisë kanë kaluar 169 mijë e 706 refugjatë, në vitin 2015 kjo shifër ka qenë 780 mijë dhe për të njëjtën periudhë të këtij viti kjo shifër ka rënë në 23 mijë e 590.
"Siç e vërejmë bëhet fjalë për një ulje serioze. Por ka një rritje të madhe në numrin e refugjatëve që nëpërmjet Mesdheut kalojnë në Spanjë dhe Qipro", tha Millman.
Më tej zëdhënësi ka shtuar se që nga filli i vitit 2017 e deri më 29 tetor numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Mesdheu në Europë është 149 mijë e 785, ndërsa numri i refugjatëve që kanë humbur jetën ka arritur në 2.826.
Pasi ka rikujtuar se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në brigjet e Europës kanë mbërritur 334 mijë e 914 refugjatë, Millman ka theksuar se këtë vit 75 përqind e refugjatëve kanë mbërritur në Itali.
Ai potencoi se rënia në fjalë është shënuar për shkak të masave të forta që Turqia ka marrë në brigjet e saj prej mijëra kilometrash dhe se si rezultat i kësaj refugjatët kanë zgjedhur destinacione të reja.
"Autoritetet turke kanë penguar shumicën e atyre që kanë tentuar të kalojnë kufirin. Një rezultat të tillë rezultat presim edhe nga vendet e tjera që kanë brigje në Mesdhe", u shpreh Millman.
Thirrje BE-së
Në lidhje me mos dërgimin e tre miliardë eurove për refugjatët sirianë që Bashkimi Europian i ka premtuar Turqisë Millman tha se "Si IOM ne nuk komentojmë mbi çështjet politike. Nuk jemi në dijeni përse BE-ja nuk ka paguar këto para. Por, është kusht që të gjitha palët të përmbushin detyrimet e tyre që refugjatët të mos ndikohen nga pikëpamja njerëzore".
Ndër të tjera Millman ka shtuar se Turqia për IOM-in është një anëtare e çmuar.
"Turqia i përmbush detyrimet e saj"
Javën e kaluar ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kocias mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Në pyetjen lidhur me numrin e emigrantëve që kalojnë nga Turqia drejt Greqisë, Çavuşoğlu tha se "Numri i refugjatëve për muajin shtator 2015 që kalonin ilegalisht nga Turqia në ishujt e Greqisë ka qenë rreth 7.500 në ditë. Më pas në muajt e parë të vitit 2016 kjo shifër ka qenë 2.000 persona në ditë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së migracionit dhe punimeve të përbashkëta kjo shifër ra në 50. Tani nga 7.500 ka rënë në 50. Dhe ju thoni se ka rritje. Sipas jush këto shifra kush i jep?".
Pasi ka rikujtuar premtimin e BE-së me tre miliardë euro ndaj Turqisë për refugjatët sirianë, Çavuşoğlu theksoi se "BE-së duhet t'i bëhet një rikujtim që sadopak ‘të pëmbushë premtimin e saj‘. Turqia duhet të falënderohet për këtë sepse Turqia i përmbush detyrimet e saj".