Mohamed Sabry Emam Muhammed
09 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
NINEVEH, (AA) – Rreth 1.000 militantë të DEASH-it janë vrarë gjatë më shumë se dy muaj luftime në qytetin e vjetër të Mosulit, sipas një komandanti të lartë të policisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të publikuar sot, kreu i policisë federale, gjeneral-lejtnant Raed Jawdat, tha se forcat irakiane kanë shkatërruar shumë bomba dhe raketa të DEASH-it gjatë luftimeve.
Në njoftim, megjithatë, nuk jepen detaje rreth humbjeve të forcave irakiane në betejë.
Herët gjatë ditë së sotme një oficer i policisë irakiane tha se të paktën 23 ushtarë u vranë në përleshjet me terroristët e DEASH-it në qytetin e vjetër të Mosulit, gjatë dy ditëve të fundit.
Që nga tetori, forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ajror i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përpiqen të largojnë DEASH-in nga Mosuli, bastioni i fundit i grupit terrorist në Irakun e veriut.