Elvir Hociç
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
NAVARRA (AA) – Turistë nga mbarë bota kanë arritur në Pomplona të Spanjës ku mbahet festivali tradicional kushtuar Shën Ferminas, mbrojtësin e rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali daton nga shekulli i 16-të, ndërsa atraksioni i tij kryesor është gara me dema nëpër rrugët e ngushta të Pamplonas.
Pjesëmarrësit e garës me pantallona të bardha garojnë para demave me peshë prej mbi gjysmë ton.
Përgjatë 875 metrave të rrugicave të Pamplonas sot në mëngjes u mbajt gara e tretë e festivalit prej shtatë të tillave, ndërsa disa persona janë lënduar lehtë.
Rasti i fundit i vdekjes është regjistruar para tetë viteve. Përskaj protestave të aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve dhe shumë njerëzve të lënduar, festivali për çdo vit tërheq mijëra turistë nga mbarë bota.