Mahmoud Barakat
25 Mars 2017•Përditësim: 26 Mars 2017
NINOVA (AA) – Së paku 12 civilë kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar të shtunën gjatë sulmit ajror të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër DEASH-it në qytetin irakian të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Koalicioni gjatë sulmit ajror ka goditur një automobil të DEASH-it i ngarkuar me eksplozivë në rajonin Rajm Hadid në Mosulin jugor”, tha zyrtari i ushtrisë Abdul-Ghani al-Hilali.
Në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë. “Goditja e objektivave të armatosura të DEASH-it në vendbanimet e Mosulit është bërë gati e pamundur pa viktima në civilë”, shtoi Al-Hilali.
Nga mesi i muajit shkurt, forcat e armatosura tokësore, me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar, filluan operacionin qëllimi i së cilit është dëbimi i DEASH-it nga Mosuli perëndimor, i cili është bastioni i fundit i grupit terrorist në Irakun verior.
Ofensiva është pjesë e fushatës së gjerë të filluar në muajin tetor të vitit të kaluar me qëllim të rimarrjes së kontrollit mbi qytetin nga DEASH-i, të cilin e mori Mosulin nga mesi i vitit 2014.