Sena Güler
29 Tetor 2017•Përditësim: 29 Tetor 2017
BAGDAD (AA) – Forcat e bashkuara irakiane janë duke avancuar në operacionin e çlirimit të fortesave të fundit të terroristëve të DEASH-it në luginën e Eufratit, në perëndim të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i forcave të bashkuara irakiane, Yahya Rasul, tha për AA se gjatë tre ditëve të fundit të operacioneve janë vrarë së paku 75 terroristë të DEASH-it, dhe se forcat irakiane kanë çliruar periferinë dhe kanë arritur pranë qendrës së qytetit kufitar Al-Qaim.
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, të enjten njoftoi se ka filluar operacioni i çlirimit të Al-Qaim dhe Rawe, dy qyteza në luginën e Eufratit, që shtrihen në kufirin irakiano-sirian, të cilat pas çlirimit të Mosulit, u bënë bazat kryesore të terroristëve në Irak.
Gjenerali Rasul konfirmoi se ushtria irakiane dje çliroi stacionin hekurudhor dhe urën Al-Khor në Al-Qaim.
Operacionit tokësor të forcave irakiane në Al-Qaim dhe Rawi i paraprinë sulme të ashpra ajrore ndaj bastioneve të terroristëve të DEASH-it.
Al-Qaim dhe Rawa janë nën kontrollin e DEASH-it nga vera e vitit 2014 dhe paraqesin njëfarë korridori mes pjesëve lindore të Sirisë dhe rajonit perëndimor të Irakut që janë nën kontroll të terroristëve.