Muhammet Kurşun
02 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
ERBIL (AA) - Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Irakut, Abdullah Sexhri ka theksuar se Anadolu Agency është zëri i të shtypurëve në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).
Sexhri dhe këshilli i Unionit të përbërë nga anëtarët Xhabbar Muhsin, Fatime ed-Dulejmi dhe Sici el-Lami kanë vizituar zyrën e AA-së në Erbil për ti dorëzuar pllakatën e vlerësimit për punën e sukseshme të lajmeve.
Serxhi theksoi se puna e kryer në kushte të vështira të AA-së në Irak ka vënë në pah forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve.
"Ndodhemi të gjithë në një kube të përbashkët dhe për këtë arsye duhet të forcojmë bashkëpunimin e punës. AA-ja është zëri i të shtypurëve në Lindjen e Mesme. Me lajmet e saj të sukseshme ka transmetuar për botën zhvillimet në Irak dhe në rajonin kurd. Shpreh kënaqësinë për praninë e një institucioni të tillë në botën islame. Uroj suksese të mëtutjeshme", ka thënë Sexhri.
Ai më pas i ka dorëzuar pllakatën falënderuese përfaqësuesit të Anadolu Agency në Irak Salih Bilici, ku gjithashtu për shkak të gazetarisë së sukseshme i ka dorëzuar pllakatë edhe gazetarit Hemin Baban i cili shkruan lajmet në gjuhën Sorani (dialekt i gjuhës kurde) për shërbimin e lajmeve në gjuhë kurde.
Anadolu Agency e cila në një periudhë të shkurtër është bërë një prej institucioneve mediatike dhe burim në vend ka për qëllim të prezantojë lajme të paanshme të zhvillimeve në Irak. AA-ja ka zyre në rajonet Bagdad, Erbil, Sulejmanije dhe Kerkuk.