Ali Makram Ghareeb
21 shtator 2020•Përditësim: 22 shtator 2020
Dhjetë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë kapur në një operacion të organizuar nga forcat irakiane të sigurisë në qytetin Salahaddin, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni Ahmed Ekrem, në emër të policisë në Salahaddin, në deklaratën për AA tha se sipas lajmërimit, kanë organizuar bastisje në dy adresa.
Ekrem tha se në operacione janë kapur 10 pjestarë të DEASH dhe se personat në fjalë janë pjesë e celulave pasive të organizatës terroriste në qendër të qytetit.
Sipas tij, këta persona pas procedurave ligjore janë dorëzuar në gjykatë.
Në vitin 2014, DEASH pushtoi plotësisht Mosulin, Salahaddinin dhe Anbarin, si dhe pjesë të Diyala dhe Kirkukut. Në vitet në vijim, kontrolli mbi këto zona u rivendos gradualisht.
Më 9 dhjetor 2017, ish-Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi deklaroi fitoren në luftën kundër organizatës terroriste.
Megjithëse kanë kaluar tre vjet që nga rimarrja e kontrollit të pjesëve të okupuara nga terroristët, anëtarët e DAESH vazhdojnë të kryejnë herë pas here sulme në Kirkuk, Diyala, Mosul, Salahaddin dhe Anbar.