Haydar Hadi
21 Shtator 2017•Përditësim: 21 Shtator 2017
BAGDAD (AA) - Grupi më i madh parlamentar shiit në Kuvendin e Irakut, Aleanca Nacionale, dhe grupi më i madh parlamentar sunit, Koalicioni i Forcave të Irakut, kanë kundërshtuar referendumin e qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut të planifikuar për më 25 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga Aleanca Nacionale, kryetari i aleancës Ammar al-Hakim ka pranuar një delegacion të Koalicionit të Forcave të Irakut të kryesuar nga kryeparlamentari Selim al-Xhuburi. "Palët refuzuan referendumin e planifikuar", thuhet në deklaratë.
Po ashtu, koalicionet shiite dhe sunite e kanë theksuar rëndësinë e rifillimit të dialogut mes Bagdadit dhe Erbilit.
Ndryshe, Aleanca Nacionale Shiite edhe më herët ka bërë të ditur se nuk e pranojnë mbajtjen e referendumit në Kerkuk nga qeveria rajonale kurde në veri të Irakut.
Provinca e pasur me naftë, Kirkuk, është midis zonave të kontestuara ku planifikohet të mbahet votimi.
Bagdadi refuzon referendumin e planifikuar, duke thënë se mbajtja e tij shkel kushtetutën e vendit.
Turqia gjithashtu e hedh poshtë atë, duke thënë se stabiliteti i rajonit varet nga uniteti i Irakut dhe nga ruajtja e integritetit territorial të tij.
Qeveria rajonale nuk ka hasur as në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për referendumin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë bërë thirrje qeverisë rajonale kurde të anulojnë referendumin.
Vendimi për mbajtjen e referendumit më 25 shtator u shpall nga Mesut Barzani pas pas një mbledhjeje të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor.