Ali Semerci
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
NINOVA (AA) - Në përleshjen mes jezidëve dhe organizatës terroriste DAESH në perëndim të Mosulit në Irak janë vrarë 12 militantë dhe 6 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri tek përleshja erdhi kur militantët e DAESH-it tentuan të kryejnë sulm vetëvrasës ndaj kompleksit Tel Kasab në perëndim të qytetit Mosul të Irakut.
Oficeri i forcave Peshmerge, kapiteni Shirzad Zaholi në deklaratën për gazetarin e AA-së, bëri të ditur se përleshja ka ndodhur si pasojë e kundërpërgjigjes së Jezidëve ndaj tentimit për sulm vetëvrasës të militantëve të DAESH-it ndaj kompleksut Tel Kasab.
"Në këtë përleshje 12 militantë u vranë, 6 persona nga jezidët u plagosën ndërsa 3 automjete janë shkatërruar", deklaroi Zaholi.
Pasi që organizata terroriste DAESH ka marrë nën kontroll disa rajone në Irak, veçanërisht në Bagdad, në qytete të ndryshme vazhdon dhuna dhe sulmet me bomba. Ushtria irakiane po bën përpjekje për të rikthyer këto rajone me mbështetjen e forcave ndërkombëtare të koalicionit.