Ali Mukarrem Garip
17 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
KIRKUK (AA) – Pasi forcat irakiane të sigurisë mbrëmë morën kontrollin në Kirkuk, kanë filluar të kthehen civilët në vatrat e tyre të cilat i braktisën gjatë operacionit ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpitë i braktisën për shkak të përleshjeve të forcave irakiane dhe peshmergëve, ndërsa sot kthehen nga Erbili dhe Sulejmanije. Në qytet hyjnë përmes pikave kontrolluese ushtarake dhe policore.
Janë regjistruar një numër i madh i civilëve të cilët kaluan ose presin të kalojnë këto pika kontrolluese dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Në mesin e tyre është edhe Ako Reshit i cili ka thënë se qytetin nuk e kanë braktisur me vullnet të vet.
Sipas tij, atëherë u thanë se ushtria, që do të hyjë në qytet, do të dëmtonte të gjithë.