Haydar Karaalp
04 Tetor 2022•Përditësim: 04 Tetor 2022
Protestuesit dje i vunë zjarrin një ndërtese qeveritare në provincën Dhi Qar që ndodhet në pjesën jugore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, një grup personash të maskuar dolën në rrugët e qendrës së qytetit të Nasiriyah për të organizuar demonstrata.
Demonstruesit më pas i vunë zjarrin zyrës së guvernatorit me koktej molotovi, thonë burimet.
Për shkak të incidentit, në qytet u shpall orë policore.
Qyteti Nasiriyah, i vendosur 350 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad, është i zhytur në varfëri dhe i rrënuar nga infrastruktura e dobët dhe papunësia, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Qyteti ishte bastioni kryesor i lëvizjes protestuese kundër korrupsionit.
Në vitin 2019 shpërthyen protesta masive antiqeveritare, të cilat zgjatën për muaj të tërë dhe detyruan kryeministrin e atëhershëm Adel Abdul-Mahdi të jepte dorëheqje.
Më 10 tetor 2021, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, gjatë të cilave mbështetësit e klerikut shiit Moqtada al-Sadr dolën fituesit më të mëdhenj me 73 vende në parlament.