Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
BAGDAD (AA) – Dy pilotë ushtarakë të Irakut e kanë humbur jetën të mërkurën si pasojë e rrëzimit të helikopterit të tyre në veri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut, thonë se helikopteri u rrëzua në rajonin Al-Buaiji, ndërkohë që për fatkeqësinë thonë se ka qenë "e natyrës teknike".
“Dy pilotët në helikopter humbën jetën në vendin e ngjarjes”, tha burimi i ministrisë në kushte anonimiteti nga shkaku i ndalesës për të folur për mediat.