Mahmoud Barakat
23 Korrik 2018•Përditësim: 23 Korrik 2018
ERBIL (AA) - Është neutralizuar edhe sulmuesi i tretë i cili sot në mëngjes kreu sulm në godinën e guvernatorit në Erbil, Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, ndërsa është shpëtuar edhe punonjësi që ishte marrë peng, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së nga Erbili lajmëroi se ka përfunduar përleshja në godinë, ndërsa pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë vendosur kontroll mbi zonën e lartpërmendur.
Tre sulmues sot në mëngjes kryen sulm të armatosur në godinën që gjendet kabineti i guvernatorit. Njëri nga sulmuesit aktivizoi mjetin shpërthyes që mbante në vete, ndërsa tjetrin e neutralizuan pjesëtarët e forcave të sigurisë. Gjatë përleshjes mbeti i plagosur një polic.
Supozohet se sulmin e ka planifikuar organizata terroriste DEASH.
Gjatë një sulmi tjetër me bombë të cilin pjesëtarët e DEASH-it e kryen më 19 nëntor të vitit 2014 ndaj kabinetit të guvernatorit, u vranë pesë persona.