Nour Mahd Ali Abu Aisha,Zeynep Tüfekçi
23 Korrik 2018•Përditësim: 23 Korrik 2018
GAZA (AA) - Ka humbur jetën edhe një palestinez i plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë protestave që zhvillohen në moton "Marshi i Kthimit të Madh", transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë Eshref el-Kudra njoftoi se Kerem Ibrahim Arafat i cili ishte plagosur në qytetin Han Yunus në jug të Gazës, ka rënë dëshmor.
Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton "Marshimi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".
Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nga 30 marsi, mbi 140 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.