Gözde Bayar
16 Qershor 2020•Përditësim: 16 Qershor 2020
Të paktën tre persona u vranë në një sulm nga grupi terrorist DEASH në Irakun verior, njoftoi një zyrtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Huseyin Ali, shefi i policisë në qarkun Tuz Khurmatu, tha për AA se sulmi ishte kryer në rajonin Palkana të provincës Saladin.
Ai shtoi se sulmi kishte në objektiv forcat e reagimit të shpejtë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë.
Në fund të vitit 2017, zyrtarët në Bagdad shpallën fitore të plotë mbi DEASH-in në Irak.
Por terroristët kanë akoma një prani në zonat rurale në Anbar, Diyala, Kerkuk, Saladin dhe Mosul.
Ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër grupit në këto pjesë të vendit.