Haydar Hadi
11 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
BAGDAD (AA) – Gjykata Federale e Irakut njoftoi se është marrë vendimi për arrestim të kryetarit të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK) dhe të anëtarëve të komisionit, të cilët e realizuan referendumin jolegjitim më 25 shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Gjykatës Federale, Abdussettar Bajraktar, në një deklaratë me shkrim tha se “Është marrë vendimi për arrestimin e kryetarit të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve të Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut dhe të anëtarëve të komisionit të cilët luajtën rol në realizim e referendumit në ARK”.
Bajraktar po ashtu njoftoi se gjykata nuk ka të drejtë të japë mendime për deputetët të cilët kanë votuar në referendum.
Parlamenti i Irakut më parë kishte kërkuar nga Gjykata Federale që të fillonte procedurat për deputetët kurd të cilët votuan në referendum.