Burak Bir
24 janar 2021•Përditësim: 25 janar 2021
Në një sulm të organizatës terroriste DEASH në provincën Saladin të Irakut u vranë 12 pjesëtarë të formacionit Hashd al-Shaabi, në mesin e të cilëve edhe një komandant, bënë të ditur mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i grupit të milicisë Abu Alia al-Hasnawi ishte midis të vrarëve nga Brigada e 22-të në sulm. Komanda e Përbashkët e Operacioneve të Irakut shprehu ngushëllime për vrasjen e komandantit.
Të paktën 32 persona u vranë të enjten në dy sulme vetëvrasëse me bomba të cilat u morën përsipër nga DEASH-i në Bagdad.