Ali Mukarrem Garip
10 Tetor 2017•Përditësim: 11 Tetor 2017
KIRKUK (AA) - Dyzet militantë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionet e forcave të sigurisë së Irakut ndaj organizatës në disa zona dhe fshatra të qytezës Havixhe në provincën Kirkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në operacionin ndaj militantëve të DEASH-it u vranë 40 pjesëtarë të organizatës që fshiheshin në një kallamishte në afërsi të zonës Reshad në Havixhe", njoftoi për AA Zeki Kemal, komandant i një regjimenti të Forcave Turkmene pranë grupit Hashdi Shabi.
Kemal tha se rreziku na rajon ende vazhdon, edhe përkundër përfundimit të operacionit për çlirimin e Havixhes nga DEASH-i.