Ali Murat Alhas
09 maj 2020•Përditësim: 11 maj 2020
Iraku sot njoftoi vrasjen e dy terroristëve të DEASH-it në fshatin Tarfavi pranë maleve Himrin në Kirkuk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të veçantë, formacioni Hashd al-Shaabi tha se artileritë goditën bashkëpunëtorët e DEASH-it në provincën Salahadin, duke i shkaktuar humbje grupit terrorist.
Terroristët e DEASH-it morën kontrollin e plotë në provincat Mosul, Salahadin dhe Anbar dhe pushtuan territoret në provincat Diyala dhe Kerkuk në vitin 2014. Por forcat irakiane të sigurisë arritën të rimarrin kontrollin në vitet pasuese.
Kryeministri i atëhershëm Haider al-Abadi njoftoi në vitin 2017 fitoren kundër grupit terrorist.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë që kur grupi terrorist ishte larguar nga rajoni, ai ende kryen sulme në zonat rurale në provincat që dikur kontrollonte.