Diyar Güldoğan
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
MOSUL (AA) – Mbi 100 militantë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në qytetin verior irakian Mosul, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria irakiane e Mbrojtjes sot herët në mëngjes njoftoi se F-16 ka bombarduar pesë pozicione të DEASH-it në Mosul ku janë lënduar rreth 40 militantë.
Ushtria irakiane më 18 tetor e ndihmuar nga koalcioni ajror amerikan nisi ofensivë për marrjen e Mosulit, i cili është qyteti i dytë më i madh irakian, pasi DEASH-i e pushtoi nga mesi i vitit 2014.
Shumicën e fshatrave në periferi të qytetit ushtria irakiane i ka çliruar nga DEASH-i.