Ali Mukarrem Garip
24 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
KIRKUK (AA) – Zjarri në dy burimet e naftës në qytetin irakian Kirkuk, as 20 ditë pas sulmit me bombë nuk është shuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Parlamentit rajonal në Kirkuk dhe anëtar i Komisionit parlamentar për energjetikë Necat Huseyin për AA konfirmoi se zjarri në dy burime të naftës në fushën e naftës Habbaza asnjëherë nuk është shuar plotësisht.
“Vendosja e kontrollit në situatën e dhënë është jashtëzakonisht e vështirë. Janë formuar ekipe speciale dhe ata punojnë në shuarjen e stuhisë së zjarrit në burimet. Shpresojmë se deri në fund të muajit zjarri do të shuhet plotësisht”, tha Huseyin.