Ekip
05 Mars 2020•Përditësim: 05 Mars 2020
Anulohen lutjet e së premtes në Qerbela, në qytetin e shenjtë të Irakut, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar përhapjen e koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët lokalë e bënë njoftimin të enjten duke cituar "situatën aktuale të shëndetësisë në Irak".
Qerbelaja është një qytet i shenjtë për shiitët ku përfaqësuesit e klerikut Ali al-Sistani mbajtën fjalime.
Autoritetet irakiane kanë raportuar tre vdekje dhe kanë konfirmuar 35 raste të virusit, të njohur zyrtarisht si Covid-19.
Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende.
Numri global i vdekjeve ka arritur në rreth 3.500 persona me më shumë se 92.000 raste të konfirmuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore, ngriti nivelin e rrezikut global në "shumë të lartë".