Muhammet Kurşun
29 Tetor 2018•Përditësim: 30 Tetor 2018
TEHERAN (AA) - Të paktën 120 persona janë hospitalizuar si pasojë e një stuhie pluhuri dhe dheu që ka përfshirë provincën Sistan-Beluçistan në jug të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave pranë zyrës së guvernatorit të kësaj province, Abdulrahman Shehnevazi, tha se 120 persona janë marrë për trajtim në spitale pasi janë ankuar për probleme në rrugët e frumëmarrjes, zemër dhe sy si rezultat i stuhisë.
Shehnezavi ka thënë se shpejtësia e erës në veri të provincës ka kaluar në mbi 80 kilometra në orë dhe se dendësia e partikulave të dëmshme të krijuara nga era e fuqishme është regjistruar në 4.580 mikrogramë për metër kub, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.
Ai ka vënë në dukje se dendësia normale e partikulave në fjalë duhet të jetë 150 mikrogramë për metër kub, duke shtuar se ndotja e ajrit në rajon është regjistruar 31 herë më e lartë sesa kufiri i lejuar dhe se kushtet e këqija atmosferike kanë ndikuar negativisht në jetën e njerëzve.