Ihvan Radoykov
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Masat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) kanë ndikuar negativisht ekonominë e Bullgarisë, vendi më i varfër i Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se në këtë periudhë 2,5 muajshe ekonomia e vendit ka pësuar mbi 1 miliard e 750 milionë euro dëm.
"Nga mesi i muajit qershor a do të mund të mbijetojmë vet, ose do të duhet të aplikojmë për kredi, do ta shikojmë", tha ai.
Ai tha se sipas një projektligji të paraqitur në parlament parashikohet që TVSH tek restorantet dhe shtëpitë botuese deri në fund të vitit 2021 të ulet nga 20 për qind në 9 për qind.
Borisov tha se duke filluar nga 1 qershori planifikojnë që edhe pjesët e mbyllura të restorantëve, ëmbëltoreve dhe vendeve të tjera të hapen.
Ndërkohë, sipas një hulumtimi të publikuar nga Agjencia e Punësimit Shtetëror, në periudhën prej 2 muajsh të gjendjes së jashtëzakonshme që përfundoi më 13 maj, rreth 83.000 persona kanë humbur punën.