Vesna Besiç
18 Mars 2017•Përditësim: 19 Mars 2017
TEHERAN (AA) - Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, me ditë po mbahen ngjarje të ndryshme para festës së Nevruzit apo festës së pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto ditë në qytet janë vendosur vezë të mëdha të cilat janë dekoruar në mënyra të ndryshme. Shumë qytetarë shijuan këto pamje të pazakontë në qytetin iranian.
Tre ditë më parë në Iran, në kuadër të përgatitjeve për festën e Nevruzit, u shënua festivali "Çaharshanbe suri" gjatë së cilës tre persona humbën jetë dhe 2.351 të tjerë u plagosën.