Muhammet Kurşun
07 Tetor 2021•Përditësim: 07 Tetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran si pasojë e COVID-19 humbën jetën 233 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.625 raste të reja ndërsa 1.742 nga këta janë shtruar në spital.
Numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 5.674.083 ndërsa me vdekjen e 233 personave në 24 orë e fundit numri i viktimave shkoi në 122.012.
Numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv arriti në 5.549.
Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorëve, 43.543.099 persona morën dozën e parë ndërsa 17.881.303 dozën e dytë të vaksinës COVID-19.
Sipas kësaj, në Iran numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të aplikuara ka arritur në 61.424.402.