Selen Temizer
07 Tetor 2021•Përditësim: 08 Tetor 2021
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Adelbert Jahnz tha se pamjet dhe raportet e goditjeve të dhunshme në kufijtë e jashtëm të BE-së janë "shumë shqetësuese", transmeton Anadolu Agency (AA).
Jahnz dje bëri një deklaratë në konferencën e përditshme për media të KE-së në lidhje me pamjet që u pasqyruan në shtypin evropian në lidhje me dhunën në kufijtë e jashtëm të BE-së.
"Pamjet dhe raportet e goditjeve dhe dhunës në kufijtë e jashtëm të BE-së të publikuara dje janë shumë shqetësuese. Aktet e dhunës dhe keqtrajtimi i refugjatëve janë të papranueshme dhe duhet të hetohen. Respektimi i plotë i të drejtave themelore, veçanërisht në menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së është thelbësor për KE-në. Komisioni është fuqishëm kundër shtyerjeve".
Duke theksuar se shtyrjet janë të paligjshme dhe autoritetet kombëtare kanë një detyrim për të hetuar akuzat, Jahnz tha, "Komisioni vazhdon të ketë shqetësime serioze bazuar në provat dhe raportet e paraqitura nga Parlamenti Evropian dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).