Mustafa Melih Ahıshalı
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
TEHERAN (AA) - Me rastin e Ditës së luftës kundër imperializmit në Iran, para ambasadës amerikane në Teheran u mbajtën protesta, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër nëntori në Iran kremtohet edhe si Dita e studentëve.
Rikujtojmë se më 4 nëntor të vitit 1978, ishin organizuar protesta masive studentore kundër regjimit në Teheran të cilët u shuajtën në gjak. M'u për këtë, pas fitores së Revolucionit Islamik, kjo ditë ka marrë emrin Dita Kombëtare e luftës kundër imperializmit.
Ambasada e SHBA-ve në Teheran, të quajtur si "foleja e spiunëve" më 4 nëntor 1979, u pushtua nga studentët dhe një pjesë e personelit të ambasadës u morën peng.