Amina Zorniç
02 Janar 2017•Përditësim: 02 Janar 2017
STOKHOLM (AA) - Nata e Vitit të Ri në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ishte më e ngrohta në 157 vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Temperatura në mbrëmjen e 31 dhjetorit në kryeqytetin suedez arrinte 10.4 gradë Celsius, që bëri të jet qyteti më i ngrohtë në atë vend.
Mediat suedeze kanë raportuar se bëhet fjalë për natën më të ngrohtë të Vitit të Ri në 157 vitet e fundit, konkretisht nga viti 1859 sipas agjencive shtetërore të cilat ndjekin trendet meteorologjike.
Me këtë është "thyer rekordi" i cili ishte regjistruar në vitin 1972 në qytetin suedez Duvede ku në natën e Vitit të Ri temperatura ishte 0.1 gradë Celsius.
Edhe pse gjeografikisht i takon hemisferës së thellë veriore, klima në Suedi është mesatare dhe devijimet e temperaturës janë të rralla.