Zehra Nur Düz
16 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Irani ka konfirmuar 198 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 13.608 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se 2.500 persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 267.061 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Lari shtoi se gjithsej 230.608 persona deri më tani janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, duke shtuar se 3.471 pacientë mbeten në gjendje kritike.
Khuzestan, Razai Khorasan, Azerbajxhani Lindor dhe Perëndimor, Golestan, Bushehr dhe Hormozgan janë provincat në zonën e kuqe me rrezik më të lartë të koronavirusit. Kryeqyteti Teheran si dhe provincat Fars, Kerman, Alborz, Kohgiluley dhe Boyer-Ahmad janë me rrezik të lartë.
Në të gjithë botën, që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, virusi ka marrë mbi 584.100 jetë.
Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA, mbi 13.55 milionë raste janë raportuar në mbarë botën, me SHBA-të, Brazilin, Indinë dhe Rusinë që aktualisht janë vendet më të prekura.
Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e pacientëve në të gjithë botën janë shëruar deri më tani.