Firdevs Yüksel
16 Korrik 2020•Përditësim: 16 Korrik 2020
Testet hidraulike të enës me presion të reaktorit të njësisë së parë të centralit bërthamor Akkuyu (NPP) tani kanë përfunduar, njoftoi prodhuesi i reaktorit Atomenergomash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Atommash, dega e Volgodonsk e AEM-teknologjisë, e cila vepron krahas divizionit inxhinierik të Korporatës Ruse të Energjisë Atomike (Rosatom) të Atomenergomash ka realizuar teste hidraulike të specializuara, gjatë të cilave gjenerohet presioni maksimal në enën e presionit të reaktorit 1.4 herë më të lartë se presioni i funksionimit, thuhet në deklaratë.
"Për të realizuar fazën përfundimtare në procesin e prodhimit të enës nën presion të reaktorit, u përdor një stol i posaçëm testues nëntokësor, një kuti. Në të ishte vendosur një unazë mbështetëse, mbi të cilën, duke përdorur një vinç me një ngritje prej 600 tonësh, ena me presion të reaktorit ishte instaluar në pozicionin e projektimit dhe u mbyll me një metodë të mbulesës", thuhet në deklaratë.
"Testet hidraulike kanë konfirmuar forcën e bazës së metalit dhe nyjeve të salduara të enës së presionit të reaktorit, në gatishmërinë për funksionim në termocentralin për një afat të caktuar prej 60 vjetësh", deklaroi Rovshan Abbasov, drejtor i degës Volgodonsk të AEM-teknologjisë.
Megjithë kushtet e vështira të karantinës, u bënë përgatitje për kryerjen e këtyre hidrotesteve të enës nën presion të reaktorit, shpjegoi Atommash ndërsa përgëzoi specialistët që siguruan "ekzekutim të saktë dhe me cilësi të lartë të të gjitha operacioneve të nevojshme".
Marrëveshja ndërqeveritare u nënshkrua midis Turqisë dhe Rusisë në maj 2010 për centralin bërthamor në Akkuyu, e cila do të përfshijë katër njësi energjetike VVER-1200 me një kapacitet të instaluar të përgjithshëm prej 4.800 megavat.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kryesuan ceremoninë e fillimit të uzinës më 3 prill 2018, përmes video-konferencës nga Ankaraja.
Reaktori i parë i uzinës është planifikuar të vihet në funksionim në vitin 2023.