Mustafa Melih Ahıshalı
22 Maj 2017•Përditësim: 22 Maj 2017
TEHERAN (AA) - Ministri i Jashtëm i Iranit Xhevad Zarif përmes medias sociale ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Teksa Irani la edhe një herë pas vetes zgjedhje të vërteta, ai sulmohet nga presidenti i SHBA-ve, 'djepi i demokracisë dhe rrugës së mesme'", ka shkruar Zarif në llogarinë e tij në Twitter.
"Vallë, a është ky sulm politikë e jashtme, apo ajka e 480 miliardë dollarëve të marra nga Arabia Saudita", ka pyetur më tej Zarif.