Eshat Fırat
22 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
NABLUS (AA) - Një grup kolonësh hebrenj kanë sulmuar fshatin Burin pranë qytetit të Nablusit në veri të Bregut Perëndimor, duke lënë të lënduar një palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Gassan Daglas, përgjegjës për Dosjet e Vendbanimeve Kolone Hebrenje në veri të Bregut Perëndimor, për AA tha se në sulmin e kolonëve hebrenj është lënduar aktivisti Munir Kaddus, kurse një aktivisti tjetër me emrin Zekerija Sudde i është shkatërruar makina.
Fshati Burin është i rrethuar me vendbanime kolone hebrenje ndërsa mes banorëve të fshatit dhe kolonëve kohë pas kohe ndodhin zënka.
Kolonët paraprakisht kishin organizuar sulm ndaj fshatit palestinez në Nablus dhe kanë djegur makinat e palestinezëve, teksa ditën e enjte hapën zjarr ndaj palestinezëve që mbajtën protestë në solidarizim me të burgosurit palestinezë, duke shkaktuar vdekjen e një palestinezi.