Muhammet Kurşun
24 Nëntor 2021•Përditësim: 24 Nëntor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 në Iran janë regjistruar 95 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.813 raste të reja me COVID-19 ku 724 prej tyre janë shtruar në spital.
Numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 6.092.822 ndërsa numri i viktimave në 129.280.
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.375. Deri më tani, 57.061.606 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 45.655.771 dozën e dytë ndërsa 864.992 tjerë edhe dozën e tretë.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit deri më tani në Iran janë aplikuar 103.582.369 doza të vaksinave kundër COVID-19.