Dzihat Aliju
23 Qershor 2025•Përditësim: 23 Qershor 2025
SHKUP (AA) - Një mjet ajror pa pilot për të cilin pretendohet se i përkiste Izraelit u rrëzua në qytetin Khorramabad në Provincën Lorestan të Iranit. transmeton Anadolu.
Pjesët e dronit të rrëzuar tërhoqën vëmendjen në pamjet e publikuara në rrjetet sociale.
Sipas lajmeve në mediat iraniane, droni i rrëzuar ishte një "Hermes 900" i ushtrisë izraelite.
Ushtria izraelite në një njoftim konfirmoi se një dron u rrëzua në Iran.