İnci Gündağ
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Ish-anëtari i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) gjatë vizitës së tij në Angli, është arrestuar pas ankesës se ka kryer "krim lufte" dhe është marrë nën pyetje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të medias izraelite, një ish-anëtari i IDF-së para disa javësh ka shkuar në Angli në kuadër të një vizite pune, ku edhe është arrestuar pas ankesës se "ka kryer krim lufte" gjatë sulmeve të Izraelit kundrejt Gazës në vitin 2014. Theksohet se zyrtari izraelit pas hetimit disa orësh nga ana e policisë angleze është liruar me ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme izraelite.
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Britanisë, pas pyetjes së gazetarit të AA-së u theksua se "nuk është komentuar në lidhje me çështjet individuale".
Në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhet aplikime në Njësinë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Sigurisë Britanike për ankesat në lidhje me krime lufte të individëve.