Amina Zorniç
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Disa gazetarë spanjollë do të parashtrojnë padi të trefishtë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Strasburg në përpjekje për të detyruar deputetët e atjeshëm të tërheqin ligjin për siguri i cili rregullon të drejtën e tubimit publik dhe lirinë e shprehjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Opinioni në Spanjë nga shkaku i ligjit kontestues të cilin e ka quajtur qesharak, ka kritikuar partinë Konservative Popullore e cila lejoi miratimin e këtij ligji.
Ndryshimet e ligjit, sipas paralajmërimeve përcaktojnë rregullat se kur dhe ku mund të mbahen protesta. Poashtu, për "mosrespektim të policit" është paraparë gjobë në vlerë prej 600 euro ndërsa një gjobë në vlerë prej 600 mijë euro do ti shqiptohet atij nëse organizon protestë të palejuar në afërsi të "infrastrukturës kyçe", siç janë udhëkryqet në qytet.