Ekip
07 nëntor 2019•Përditësim: 07 nëntor 2019
Ish-kryeministri libanez Fouad Siniora njoftoi refuzimin e tij për t'u paraqitur para prokurorit financiar lidhur me rastin e shpenzimit të 11 miliardë dollarëve pa dokumente gjatë kryeministrisë së tij në vitet 2006-2008, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve, prokurori Ali Ibrahim, i cili po ndjek çështjen, i kërkoi ish-kryeministrit Siniora të dëshmojë për rastin.
Siniora i tha të përditshmes me qendër në Londër, Asharq Al-Awsat, se ai nuk pranon kërkesën e Ibrahimit.
Në një konferencë për media në muajin mars, ish-kryeministri libanez tha se paratë "të gjitha u shpenzuan bazuar në parimit dhe dispozitat e Kushtetutës dhe ligjeve financiare".
Megjithatë, disa kundërshtarë të Siniora e akuzuan atë për humbje donacionesh dhe ndihma për qeverinë libaneze pa dokumente ligjore gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Rasti paraqitet në një kohë shumë të ndjeshme kur protestat antiqeveritare mbahen në të gjithë Libanin për qeverinë që planifikon të vendosë më shumë taksa për WhatsApp dhe shërbime të tjera të mesazheve.